Ministria e Integrimit Evropian dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizuan konferencën për lansimin e fushatës për informim rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të saj.
Shefja e Zyrës se BE në Kosovë, Nataliya Apostolova me këtë rast tha se MSA është një gurthemel për ekonominë e Kosovës, e cila krijon vendeve të reja të punës, zhvillon bizneset dhe rritë cilësinë e produkteve në Kosovë.
“Kjo marrëveshje mundëson qasjen e produkteve kosovare në tregun e BE me 500 milionë banorë”, tha Apostolova.
Mirëpo, ajo theksoi se kjo marrëveshje edhe angazhim nga institucionet për pavarësimin e gjyqësorit, ngase ka prona të uzurpuara, lëndë të pa zgjidhura dhe kjo i pengon bizneset dhe minon mundësitë e përfitimit të Kosovës nga MSA.
Ajo ka ripërsëritur se liberalizimi i vizave është i ndërlidhur me dy kritere, demarkacioni dhe krimin e korrupsionin.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se ende nuk është një vit i plotë nga marrëveshja kontaktuale dhe Qeveria është në rregull me planin e zhvillimit në tërësi sa i përket MSA-së.
Në fund u lansua një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve e cila do të zgjatë 5 javë.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri