Apostolova: Taksa të largohet me urgjencë

21:19 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një vit e një ditë pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjës, BE-ja bëri thirrje të re për ta hequr atë.

Madje, shefja e Unionit për Kosovë, Natalia Apostolova tha në një intervistë për Klan Kosova se ky duhet të jetë një vendim urgjent i qeverisë së re, partnerët e së cilës kanë paralajmëruar reciprocitet të plotë me Beogradin, por jo edhe me Sarajevën.

Ajo shtoi se BE ka thënë gjithmonë se mbajtja e taksës është kundërproduktive dhe cenon Marrëveshjen Cefta ndërsa e bëri fajtore edhe Serbinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme