Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, në kuadër të takimeve me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, do të takojë sot përfaqësuesit e Listës serbe.
Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.
Ajo do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Sllavko Simiq, shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sasha Millosavljeviq, si dhe Igor Simiq nga Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë