Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova pas takimit të paradites që kishte me deputetët e LDK-së, në orët e pasdites është takuar me shefin e GP të AAK-së-Ahmet Isufin dhe deputetin Daut Haradinaj njëherësh kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, raporton portali arbresh.info
Shefja e Zyrës së BE Nataliya Apostolova në këtë takim tha se dëshira ime është që Kosova mos të mbetet prapa në rrugën evropiane.
“Jemi të vetëdijshëm që 5 shtete ende se kanë njohur Kosovën por dua të them që fakti që kemi një perspektivë të qartë për zotime agjenda e reformave duhet të implementohet dhe ajo çka ne presim është puna dhe të ecim përpara”, ka thënë ajo.
Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesit e AAK të dijë se cilat janë prioritete e tyre e po ashtu edhe për punën në Kuvend duke thënë se dihet që ka pasur pak seanca./arbresh.info/
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty