Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, u takua sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Me këtë rast ministrja Ahmetaj shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të agjendës evropiane për Kosovë.
Ministrja Ahmetaj ka njoftuar Apostolova për vizionin e sajë për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian, respektivisht procesin e zbatimit të MSA-së rezultatet të së cilës vetëm se kanë filluar të formësohen. Dhe meqë kjo është agjendë e reformave, në vijim pritet që ky proces të dinamizohet tutje. në mënyrë që të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe më shumë informacion për njerëzit rreth zbatimit të MSA-së.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministrja Ahmetaj potencoi domosdoshmërinë dhe nevojën e madhe për qytetarët e Kosovës që ky proces sa më parë të përmbyllet. Në anën tjetër lidhur me këtë çështje, Apostolova potencoi se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi duhet të ratifikohet si dhe të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo shprehu se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.
Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për programet e BE- së si një nga instrumentet kyçe për të përafruar Kosovën me bashkimin Evropian dhe për të bërë ndërlidhje më të fuqishme ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherësh përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova e uroi ministren Ahmetaj për përgjegjësinë e re për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian ku nënvizoi rëndësinë e emërimit të ministres sa i përket koordinimit dhe avancimit të agjendës evropiane në të gjitha ministritë. Po ashtu, potencoi se: “Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të përkrahur Kosovën në rrugën e sajë evropiane dhe pres të punojmë bashkërisht në avancimin e sajë, në mënyrë të posaçme në zbatimin e MSA-së dhe komunikimin e agjendës së BE-së te qytetarët e Kosovës”, tha ndër të tjera Apostolova.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...