Ka filluar edicioni i dytë i konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë “Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal”.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se Bashkimi Europian do të vazhdoj të ndihmoj Kosovën në mbrojtjen e mjedisit duke krijuar një ekonomi qarkore.
“Ndotja është një çështje që nuk njeh kufi. Ta shpëtojmë Kosovën, ta mbrojmë mjedisin”
“Duke marr parasysh suksesin dhe ndikimin e kësaj ngjarje në vitin e kaluar vendosem qe kjo javë të jetë e përvitshme”.
“Sivjet BE planifikon që të punoj më shumë dhe të zhvendosemi në një ekonomi të gjërë duke krijuar një ekonomi qarkore, duke bërë riciklim”.
“Në Kosovë zhvillimi i qëndrueshme ka të bëjë edhe me integrimin evropian të Kosovës. BE vazhdon të jetë e brengosur për përparimin e ngadalshëm”.
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës (KSDW) dhe Java e Diplomacisë së Klimës (CDW), dy ngjarje ndërkombëtare të niveleve të larta (konferenca) që shqyrtojnë sfidat kryesore të mjedisit dhe ndryshimet klimatike të Kosovës, po organizohen për herë të dytë (KSDW) dhe herë 3-të (CDW) të Kosovës. Një seri ngjarjesh (konferencash), do të bashkojnë aktivistët dhe autoritetet e mjedisit / ndryshimeve klimatike kombëtare dhe ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur vetëdijen për çështjet e ngutshme./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...