Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e NISMA-s dhe Listës Serbe.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane. Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.
Takimet me NISMEN dhe Listen Serbe do të mbahen sot dhe nesër, më 30 e 31 tetor 2017, si më poshtë:
E hënë, 30 tetor 2017
14.00-15.00 Takim me përfaqësuesit e NISMA-s
Kuvendi i Kosovës, Salla S1 (takimi i hapur për media)
Shefi i Grupit Parlamentar NISMA, Bilall Sherifi
Kryesuesi i Komitetit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala
E martë, 31 tetor 2017
15.00-16.00 Takim me përfaqësuesit e Listës Serbe
Kuvendi i Kosovës, Salla S1 (takimi i hapur për media)
Nënkryetar i Kuvendit, Sllavko Simiq
Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sasha Millosavljeviq
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Igor Simiq
“Lidhje fallco, për të qëndruar edhe 1 javë në shtëpi” – Sar...
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...