Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova në shënjimin e Ditës së Europës në Kosovë, ka thënë se BE’ja do që shumë shpejtë ta shohë Kosovën pjesë të tyre.
Aktivitete të shumta ka pasur sot për shënimin e Ditës së Europës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, por edhe Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
“Sot festojmë vlerat europiane. Vlerat si të drejtat e njeriut, siguria, arsimi për të rinjtë, barazia gjinore, jeta transparente politike, janë këto të cilat unë i shohë në Kosovë”, ka thënë Apostolova.
Shefja e BE’së ka thënë se janë mbështetës për Kosovën, pasi vendi ka nevojë për rrugën europiane, duke shtuar se “ne duam që shumë shpejt ta shohim Kosovën pjesë të Bashkimit Europian”.
Edhe më herët, përmes një video mesazhi, Shefja e BE’së në Kosovë ka thënë se Bashkimi Europian është në Kosovë për t’i dhënë mbështetje popullit në kapjen e mundësive të shumta, si në arsim, stabilitet dhe rritje ekonomike.
Në atë video mesazh, Apostolova ka përmendur edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për të cilën tha se BE’ja ia ka ofruar këtë marrëveshje Kosovës pasi dëshiron ta shohë të suksesshme./Arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...