Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë prezantuar Projektin e Binjakëzimit: “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së”.
Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e administratës publike në Kosovë për të menaxhuar në mënyrë efikase dhe efiçiente procesin e MSA-së duke përmirësuar planifikimin e politikave për miratimin e AquisCommunitaire, raporton ekonomia online.
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se ky projekt do të jetë një ndihmë për institucione e Kosovës sidomos në koordinimin e tyre për të përmbushur kriteret e caktuara nga MSA.Sipas saj, moskoordinimi mes institucioneve po paraqet problem në zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Ky proces nuk është i lehtë dhe të gjitha vendet që do te jenë pjesë e këtij procesi do të shohin këtë. Kjo marrëveshje ishte një lidhje e Kosovës me vendet e BE-së. Duke qëndruar kështu së bashku me ambasadorët dëshmojmë se ne jemi afër jush gjatë implementimit. Ky projekt që po e lansojmë sot ka të bëjë me këtë marrëveshje. Meqenëse procesi i MSA është kompleks i tillë është edhe ky projekt”.
“Nga ana e zyrës së BE së ne i dimë vështirësitë e koordinimit të projektit prandaj duke i përfshirë katër ministritë dhe institucionet e tjera sfida është edhe më e madhe. Një ndër sfidat e projektit është edhe koordinimi i punës së ministrive të linjës me atë të Integrimit Evropian”.
“Shumë prej nesh që kemi përvoja nga administrata tona e dimë që koordinimi mes institucioneve është sfidë andaj edhe puna e këtij projektin është që të gjej këto probleme. Mendoj se është shumë e rëndësishme që rezultatet të jenë fokus i një dialogu më të gjerë”.
Projekti zbatohet nga një konsorcium i cili përfaqëson tri Shtete Anëtare të BE-së: Ministrinë Federale të Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Energjetike, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.
I gjithë projekti do të zgjasë deri më 15 qershor 2019 ndërsa vlera e këtij projekti kalon shifrën prej 1.6 milionë euro./EO/
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...