Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka rëndësinë e saj por nuk sjellë zhvillim më të mirë ekonomik e po ashtu as edukim më të mirë në vend.
Kështu ka thënë Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa shtoi se vendi nuk duhet të ketë përqëndrim të vetëm çështjen e liberalizimit të vizave.
”Tashmë kemi sqaruar se janë disa kushte që duhet përmbushur për liberalizimin e vizave”.
”Kjo është çështje e rëndësishme për Kosovën e sidomos për të rinjtë. Këta të rinj duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë e të përfitojnë nga çdo gjë që ofron Europa dhe Bota”.
”Liberalizimi i vizave nuk do të sjellë zhvillim më të mirë ekonomik më të mirë në vend, e po ashtu as arsimim e edukim më të mirë”.
”Jemi duke propozuar qeverisë tuaj një reformë nga perspektiva afatmesme apo afat gjatë, ku do të ndryshohet koncepti i vet arsimit”.
”Mos të përqendroheni vetëm në liberalizimin e vizave”.
”BE-ja është duke shpërndarë përqindjen më të madhe të asistencës së ndihmës nga e tërë bota në Kosovë”.
”Nuk do të komentoja për politikanët e këtij vendi. Por them se ju keni një rini të jashtëzakonshme. Ideja me të cilën sot ata dolën ishte shumë inspiruese kur mbajtëm një konferencë gjatë ditës”./Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...