Shefja e zyrës së BE’së në Prishtinë, Natalia Apostolova, e ka kritikuar ashpër vendimin për rritje të pagave për zyrtarët qeveritarë, të cilin vendim, e mbështeti Gjykata Kushtetuese duke pretenduar se nuk janë gjetur shkelje.
Kjo situatë, për Apostolovën, është në kundërshtim me qëllimet e tyre ndaj administratës publike të Kosovës. Qeveritarëve u janë rritur pagat deri në 100 për qind.
Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i ka shkuar në favor Kushtetuesja, kur vendosi që pagat të cilat vendosen të rritën muaj më parë por që u pezulluan, të procedohen tutje dhe të dalin në rritje.
Por, ky vendim, i cili mori kritika të shumta nga opozita por edhe shoqëria civile, ka indinjuar edhe Bashkimin Evropian.
Shefja e zyrës së BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë për Gazetën Express se vendimi i rikthyer ‘ad hoc’ për pagat është në kundërshtim me qëllimet e tyre të përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.
“…andaj dhe duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i ligjit të ri për pagat”, është shprehur ajo.
Apostolva ka shprehur keqardhjen që më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad hoc të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nëpunës të lartë civilë dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar.
“Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligj për Pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, ka sqaruar ajo.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në vendimin e Kryeministrit nuk janë gjetur shkelje për rritjen e pagave.
Kësisoj, ky vendim nuk i ka dalë të jetë i favorshëm vetëm për qeveritarët. Po aq i favorshëm është edhe për kryetarin e Kushtetueses, sikurse edhe për zyrtarët e këtij institucioni.
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...