Apostolova: Kosova, probleme me ndotjen e ajrit dhe me menaxhimin e mbeturinave

11:23 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha sot se niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Kosovë është një shqetësim për të gjithë.

Këtë deklaratë, Apostolova e bëri gjatë shënimit të Javës mbi Diplomacinë Klimatike me temë kryesore “Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia efiçiente”, shkruan arbresh.info.

Ajo shtoi se një problem tjetër në Kosovës është edhe menaxhimi i mbeturinave.

“Kosova duhet të bëjë ndryshime të mëdha në ambientin e saj. Ne kemi themeluar politikat me disa partnerë tanë kyq në Kosovë. BE-ja ka investuar një numër të madh të mjeteve, 20 milionë euro janë investuar në efiçencën e energjisë. Në Kosovë ka një nivel shumë të madh të ndotjes së ajrit dhe ka probleme dhe me menaxhimine  mbeturinave. Mjedisi jonë dhe klima duhet të përfitojnë më shumë në të ardhmen”, tha Apostolova./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1461452047253216/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme