Google ADS

Apostolova e shqetësuar me grevën e mësimdhënësve dhe prokurorisë

14:34 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se është e shqetësuar me grevën e mësimdhënësve dhe të Prokurorisë Speciale.

Ajo tha se është e shqetësuar nga këto lloj qëndrimesh të shërbyesve civil, ndërsa tha se në qoftë se do të donin vërtet një zhvillim të qëndrueshëm të reformave në Kosovë, duhet të fillohet së pari me reformën në administratën publike.

“Sot dëgjova nga kolegët se është paralajmëruar grevë e shoqatës së mësimdhënësve… Tani që po rrimë këtu mora një mesazh se prokuroria do të hyjë në grevë, kështu që jam e shqetësuar nga këso lloj qëndrimesh nga shërbyesit civil, sepse në qoftë se do të donim vërtet të kemi një zhvillim të qëndrueshëm të reformave në Kosovë, kjo duhet të filloj së pari me reformën në administratën publike. Në qoftë se kemi kategorizim të kategorive të ndryshme të ofruesve të shërbimeve dhe në qoftë se ato janë të lidhura shumë mirë me buxhetin e vendit, vetëm atëherë mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm. Ndryshe, secila shoqatë mund të kërkojë rroga të reja, paga të reja, por në bazë të çkaje”, ka thënë ajo.

SBASHK-u sot po mban grevë një ditore, ndërsa edhe Këshilli Grevist i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se kanë vendosur të hynë në grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00 – 10:00, e cila formë e grevës do të zgjatë deri të premten.

Sipas njoftimit, greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme