Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka komentuar çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është tejet e rëndësishme që ky proces të vazhdojë dhe të mos ndërpritet.
Në Info Magazine të Klan Kosova, Apostolova shtoi se Kosova ka arritur rezultate pozitive në sajë të dialogut të zhvilluar në Bruksel, ndonëse pati kritika rreth transparencës së zyrtarëve për raportimin e marrëveshjeve pas raundeve të mbajtura të bisedimeve.
”Dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është i vetmi proces politik që i ulë të dyja palët në një tryezë dhe qetëson situatën”.
”Shpresoj që cështja e interpolit të zgjidhet sa më shpejt. Nëse shikojmë fazën 2011/12, shohim se cka kemi përfituar nga dialogu”.
”Nuk ka pasur aspak liri të lëvizjes në Veri. Policia fare nuk ka qenë e integruar. Në të njëjtën kohë s’kemi pasur fare dialog të të dyja palëve. Policia e Kosovës ka integruar serbët. Shohim thjeshtë se procesi po evoluon. Është e rëndësishme shumë që procesi i dialogut të mos ndërpritet”.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë tha po ashtu se është mëse e rëndësishme që pjesë e dialogut të Kosovës dhe Serbisë të jenë dhe pjesëtar të partive të tjera politike të të dyja palëve, njofton Klan Kosova.
”Kemi pasur diskutime të frytshme, që të kemi një mënyrë më transparente të transmetimit të dialogut”.
”Ata nuk janë në dijeni se cilat janë rezultatet e dialogut. Është e rëndësishme që të gjitha palët të dijnë se cili është rezultati i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”.
”Nuk do të komentoja lidhur me atë se çka bëjnë politikanët. Por Brukseli i është qasur kësaj cështjeje. Në fillim të dialogut ka pasur dhe përfaqësues të partive të tjera politike. Por u ndërprenë. Por ndoshta do të ishte më mirë që palët të vendosin të ndryshojnë formatin e dialogut. Ekipi dhe zyra ime janë duke bërë më të mirën e mundshme për të arritur marrëvshjet dhe zbatuar ato”.
”Zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe, është shumë i rëndësishëm. Duam që Ballkani perëndimor të ecën drejt Europës sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërsa sa i përket Gjykatës Speciale, Apostolova konsideron se në të tilla raste të ndjeshme ka gjithmonë mbështetës dhe kundërshtues, njofton Klan Kosova.
”Në këto gjëra të ndjeshme gjithmonë ka mbështetës dhe kundërshtues. Këtu bëhet fjalë për krime të luftës, cështje të ndjeshme”.
”Rajoni ka kaluar në kohra të tmerrshme, secila familje ka dikë që ka humbur apo është dëmtuar nga kjo luftë. Derisa të ketë falje, gjithmonë do të ketë kundërshtime të tilla. Pa falje nuk mund të ecim tutje, dhe pa pasur drejtësi nuk mund të ecim tutje. Gjenerata e re është lokomotivë që mund ta çojë vendin përpara”.
”Nesër është ditë e lirë në tërë Bashkimin Europian, është ditë e rëndësishme sepse i kremtojmë vlerat tona evropiane, paqen, të Drejtat e Njeriut. Mesazhi im i dedikohet të rinjve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kujdesemi për rininë. Ajo nuk është e prekur aq shumë nga këto plagë”./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...