Apostolova: Demarkacioni, kusht për liberalizimin e vizave

09:59 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme është edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Ajo ka thënë se Kosova ka arritur në një moment sfidues dhe ka nënshkruar MSA-në (Marrëveshja për Stabilizim Asociim), shkruan portali arbresh.info.

Kjo marrëveshje sipas Apostolovës do të ndihmojë Kosovën që të fuqizojë sundimin e ligjit dhe stabilitetin e institucioneve të Kosovës.

“Marrëveshja do ta ndihmojë Kosovën ta fuqizojë sundimin e ligjit dhe stabilitet të institucioneve në Kosovë, do të mbrojë të drejtat e konsumatorëve dhe ambientit të sigurt të të bërit biznes”.

“Zbatimi i marrëveshjes do t’i ndihmojë Kosovës që të thithë investime nga jashtë”, ka theksuar shefja  e BE-së.

Apostolova ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku ka thënë se miratimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsioni janë kushtet e fundit që duhen plotësuar për lëvizje të lirë.

Ajo ka ftuar qeverinë dhe deputetët që të votojnë përcaktimin e kufijve me Malin e Zi.

“Ne insistojmë që Kosova t’i përmbush edhe dy kritere. Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizim, ata duhet të miratojnë demarkacionit dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. I inkurajoj politikanet ta gjejnë konsensusin për t’i përmbushur edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim”, tha ajo.

Në fjalën e saj shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përshëndetur tejkalimin e incidentit me tren.

“Dialogu është i rëndësishëm, jo vetëm për rajonin por edhe BE-në, sepse vetëm me dialog arrihet paqja në rajon”, përfundon Apostolova./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme