Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka kërkuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ajo në tryezën me temë “Katër vite pas marrëveshjes së prillit: Sa efektiv është dialogu politik në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se Kosova duhet të luajë një rol pro-aktiv dhe konstruktiv.
Apostolova: Asociacioni i komunave serbe të krijohet sa më shpejt
“Dialogu Prishtinë-Beograd është një mjet që i kombinon të gjitha tri proceset, prandaj është në interesin kombëtar të Kosovës për të marrë pjesë në këtë proces dhe për të luajtur një rol pro-aktiv dhe konstruktiv. Në këtë kontekst që duhet të shikohet marrëveshja mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë u ra dakord mes dy palëve në dialogun e monitoruar nga BE. Në kuadër të dialogut, BE pret që marrëdhëniet mes palëve të normalizohen më tej dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe të krijohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.
Kjo deklaratë po konsiderohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri