Është mbajtur mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.
Përfaqësuesja e zyrës së BE-së, Natalia Apostolova ka thënë se partitë politike në vend duhet të punojnë më shumë për të arritur koncensus.
“Në Kosovë duhet parë interesi i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe partive politike. Që të ecet përpara drejt BE-së duhet të jetë e mundur demokracia dhe parlamenti duhet të punoj në arritjen e marrëveshjeve. Nuk duhet shikuar interesat personale për interesa shtetrore. Qeveria dhe Kuvendi të qëndrojnë të fokusuar tek amrrëveshja e stabilizim asocimit”, ka thënë ajo.
Apostolova ka thënë se BE kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me disa skema si veteranët e luftës, mësuesit.
“Bashkë me FMN-në kemi kërkuar të jemi më të ngurt në këtë aspekt. Kostot e kësaj skeme janë më shumë se dyfish. Dhe rikategorizimi i veteranëve të luftës që janë certifikuar nuk ka ndodhur. Kemi parë edhe dyshime dhe BE ka shprehur rezervat e tij me skemën në lidhje me mësuesit. Ne iu inkurajojmë që të mos ketë ndikim me buxhet. Shumë nga këto skema përfitimesh rrezikojnë të qojnë edhe më tej drejt pabarëzisë gjinore duke parë se fitues janë meshkujt. Të mos ketë shpërndarje të pabarabart të ndarjes së bugjetit”, ka thënë ajo.
Sipas saj dialogu ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
‘Dialogu synon bashkëpunimin, të sjell normalitet ndërmjet këtyre marrëdhënieve, rrugëtimin drejt BE-së, përmirësimin e jetës së qytetarëve. BE-ja do të bëjë të pamudnurën t’iu jap ndihmë dy presidentëve sado që është e vështirë”, ka theksuar ajo.
Ndër të tjera ajo tha se Kuvendi ka rëndësi të madhe për liberalizimin i vizave.
“Duke miratuar ligjet e lëna në gjysmë dhe nuk ka afat kohor, andaj Kosova të shmang çfarëdo gjë që shtyn liberalizimin e vizave. Dueht angazhim kritik dhe konstruktiv mes Qeverisë e Kuvendit”, shtoi ajo./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...