Google ADS

Apolloni: Populli do të shpëtoj nga çdo virus por jo edhe nga depresioni i shkaktuar nga politikanët

09:00 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Regjisori, Ben Apolloni përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk mund të rrijë pa reaguar teksa sheh se po shkatërrohet vendi.

Ai ka kërkuar falje për gjuhën e ashpër që përdorë shpesh ndaj politikanëve të vendit, shkruan arbresh.info.

Apolloni ka shkruar gjithashtu se populli do të shpëtoj nga çdo virus por jo edhe nga depresioni i shkaktuar nga politikanët.

“Te dashur miq,

Ju kerkoj falje qe shpeshhere po e perdori nje gjuhe te ashper ndaj politikaneve te Kosoves.

E urrej kur duhet te shkruaj per ta! Por nuk mund te rri pa reaguar kur shoh qe po na e shkaterrojne kete vend. Ne shtepi tjeter nuk kemi. Mua nuk me intereson se si quhet personi-politikani, me intereson se cfare ben. Nese ben mire, e lavderoj. Nese ben keq, e kritikoj. Edhe e shaj bile. Sepse kam temperament shqiptari, PLLUS jam artist, nuk mund te reagoj vec me mendje e pa zemer.

Me kenaqesine me te madhe shkruaj per art. Per te gjitha artet.

Por keta politikane nuk po me lene te mendoj e te krijoj art. Mallkuar qofshin!

Sinqerisht ju kerkoj falje juve qe i ndiqni statuset e mi ne facebook! Disa here i jam betuar vetes se s’do te shkruaj per ta,per politikane e Kosoves, por te vetmin betim qe nuk po mund ta mbaj eshte ky. Ne do te shpetojme nga lloj-lloj gripi, virusi, e semundje. Por nuk do te shpetojme nga DEPRESIONI qe na e kane shkaktu e po na e rrisin dozen cdo dite keta”,  ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme