Qytetarë të shumtë janë ankuar në lidhje me aplikimet për asistencën sociale.
Ata thonë se edhe pse kanë aplikuar me të gjitha dokumentet në rregull ende nuk i kanë marrë përgjigje tash e disa muaj, që nga koha e aplikimit në fillim të këtij viti.
Drejtori i Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Dren Kukaj, në një përgjigje për arbresh.info thotë se nuk ka të bëjë me çështje të vonesave por që të gjithë ata që aplikojnë asistencën sociale e marrin në vjeshtë.
“Vonesa nuk ka por zakonisht asistencën sociale e marrin në vjeshtë. Për çdo vit i japim në vjeshtë, ose maksimumi para Vitit të Ri”, është shprehur Kukaj.
Kukaj bën të ditur se tani për tani nuk mund të ofrojnë ndihmë për të gjithë ata qytetarë që aplikojnë dhe të cilët i përmbushin kriteret, pasi zakonisht këto ndihma ndahen në vjeshtë ose gjatë periudhës së dimrit me arsyetimin se atëherë është koha kur më së shumti ju nevojiten paratë.
“Tani nuk kemi mundësi me i ndihmu, por mundohemi me i ndihmu atëherë kur kanë nevojë për më shumë para. Të gjithë ata që aplikojnë, që i plotësojnë kushtet marrin ndihmë të menjëhershme. Pra nuk i japim asistencën në fillim të vitit apo në mes të vitit, por në fund të vitit, atëherë kur edhe kanë nevojë për më shumë para”, thotë drejtori Kukaj.
Derisa arsyeton vonesat, Kukaj thotë se kjo është më shumë çështje politike e komunës sesa çështje e vonesave.
“Nuk është çështje e vonesave por është çështje politike e Komunës, sepse ne mundohemi t’i ndihmojmë ata kur më së shumti kanë nevojë dhe kështu kemi vepruar çdo vit”, ka sqaruar Kukaj./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...