Sot është një ditë e rëndësishme sa i përket procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka vetën një pikë të rendit të ditës, atë të aplikimit të Kosovës në KiE, gjegjësisht raportin e Dora Bokyannis
Mbledhjen e Komisionit e kanë konfirmuar ditë më parë nga Këshilli i Evropës, gjersa sot në agjendë të këtij Komisioni është kjo pikë e rendit të ditës.
Në agjendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci thuhet se në rend dite është opinioni statutor për aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore (51) 30.
Raportuese është Dora Bakoyannis.
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i ka bërë të ditura dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Knaus në një postim në X shkruan se opinioni i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës./rtk
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...