Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka cilësuar lajm të shkëlqyer miratimin nga Komiteti i Ministrave i KiE të kalimit në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kështu ka bërë të ditur Xhaçka përmes një postimi në Twitter, përcjell Arbresh.info.
“Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Asamblesë Parlamentare për të dhënë mendimin e saj. Një hap i parë, i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill”, ka shkruar Xhaçka.
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, sot, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, kërkesa u miratua me 33 vota, nga 31 vota të nevojshme, për t’u shqyrtuar nga Asambleja Parlamentare.
Great news from the Council of Europe! The Committee of Ministers decided to accept Kosova’s application for membership & send it to the Parliamentary Assembly for its opinion. An important first step towards granting Kosova its rightful place in the Council!
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) April 24, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...