Apeli zgjidh rreth 1200 lëndë më shumë se vjet

14:49 | 28 Dhjetor 2017
M. A.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, tha se institucioni që ai drejton, këtë vit, ka shënuar rritje të konsiderueshme të efikasitetit, duke zgjidhur rreth 1 mijë e 200 lëndë më shumë se në vitin paraprak.

Sipas tij, numri i lëndëve të zgjidhura në vitin 2017, arrin në 11 mijë e 833 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i gjykatës. Ndërsa potencoi se këto rezultate janë arritur, më pothuajse aq gjyqtarë sa në vitin e kaluar.

Përkundër kësaj, kryetari i Apelit në një konferencë për medie, theksoj se viti 2018 do ta gjej gjykatën më 12 mijë e 606 lëndë të pa zgjidhura, të trashëguara ndër vite, shumica e të cilave të lenisë civile, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme