Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Eduard Ibrahimi është dënuar me 22 vite burgim, si dhe Egzon Matoshi me 2 vite burgim, Përparim Ibrahimin me 3 vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë, kurse Lirim Begolli me 2 vite e 6 muaj burgim, lidhur me vrasjen e të miturit L.B.
Aktgjykimi i Apelit është marrë më 21 nëntor 2022 nga kolegji në përbërjen e gjyqtarëve me kryetar Bashkim Hysenin, kurs anëtarë kolegji Hashim Çollakun dhe Beqir Kalludrën, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Refuzohen si të pabazuara ankesat, e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe përfaqësuesve të autorizuar të dëmtuarve, prindërve A.B. dhe L.B., si dhe ankesat e mbrojtësve së të akuzuarve, E.I., av.Tahir Rrecaj, E.M., av.Ahmet Tahiri, P.I., av.Halit Shaljani, dhe L.B., av.Naim Aliu, kurse aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.1056/2020, të dt.07.06.2020, vërtetohet.” , thuhet në vendimin e Apelit.
I dënuari Edmond Ibrahimi akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penalen “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Egzon Matoshi dhe Lirim Begolli me veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, Përparim Ibrahimi po ashtu për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Vendimi i Apelit erdhi pasi fillimisht, kjo gjykatë më 21 nëntor 2022 kishte mbajtur seancë, ku kishte shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit ligjor të palës së dëmtuar, Avni Bulliqi, mbrojtësit të të dënuarit Edmond Ihrabimi, avokatit Tahir Rrecaj, mbrojtësit të të dënuarit Egzon Matoshi, avokatit Ahmet Tahiri, mbrojtësit të të dënuarit Përparim Ibrahimi, avokatit Hilmi Cakolli dhe mbrojtësit të të dënuarit Lirim Begolli, avokatit Naim Aliu.
Në vendimin e Apelit, thuhet se Themelorja në vendimin 7 qershorit 2022, e ka vërtetuar se secili nga të akuzuarit ka kryer veprat penale, me të cilat ngarkoheshin nga akuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Kolegji i kësaj gjykate pasi që ka vlerësuar të gjitha këto provuar në mënyrë të pa dyshimtë ka vërtetuar se secili i akuzuar ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë sipas aktgjykimit me të cilin edhe janë shpallur fajtor, andaj është i bindur se gjendja faktike në këtë çështje penale është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.”, sipas vendimit të Apelit.
Po ashtu, në vendimin e Apelit thuhet se aktgjykimi i Themelores nuk është përfshirë në kundërshtim me dispozitat ligjore.
“Kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë sipas ankesave të ushtruara nga ana e prokurorisë, përfaqësuesve ligjor të dëmtuarve, mbrojtësve së të akuzuarve, E.I., av.Tahir Rrecja, E.M., av.Ahmet Tahiri, P.I., av.Halit Shaljani, dhe L.B., av.Naim Aliu, dhe ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe shkeljet e ligjit penal, se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, e cila vërtetohet nga shkresat e lëndës”, thuhet në vendimin e Apelit.
Gjithashtu, shkalla e dytë ka analizuar edhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe të Prokurorisë, në të cilat ankesa sipas vendimit nuk ka gjetur asnjë rrethanë lehtësuese, si dhe asnjë rrethanë rënduese, nuk ka vërejtur në ankesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Po ashtu kolegj i kësaj gjykate ka vlerësuar ankesat e ushtruara sikurse janë ato, të prokurorisë, përfaqësuesve ligjor të të dëmtuarit, nga të cilat nuk ka gjetur ndonjë rrethanë posaçërisht rënduese, sikurse nuk ka gjetur ndonjë rrethanë posaçërisht lehtësuese nga ankesat e mbrojtësve së të akuzuarve, E.I., av.Tahir Rrecaj, E.M., av.Ahmet Tahiri, P.I., av.Halit Shaljani dhe L.B., av.Naim Aliu, ashtu që kolegji është i bindur se në mënyrë të drejt janë aplikuar dispozitat ligjore përkitazi me rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit, për zbutjen ose ashpërimin e dënimit, zbutjen e dënimeve, si dhe kufijtë e zbutjes së dënimeve, nga neni 69, 70, 71 dhe 72 të KPK, ashtu që kolegji është i bindur se me dënimet e shqiptuara, do të do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandalojë kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tyre, të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale dhe të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit, të paraparë në nenin 38 të KPK-së”, thuhet më tej në vendimin e Apelit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 18 nëntor 2020, Eduard Ibrahimi thuhet se më 12 mars 2020, rreth orës 15:00, në Prishtinë, e ka privuar nga jeta të miturin L.B., dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S.
Siç thuhet në aktakuzë, i pandehuri Ibrahimi kishte pasur konflikt disa ditë më parë me tani të ndjerin L.B, dhe se vrasja kishte ndodhur derisa tani i ndjeri kishte qenë duke ecur rrugës së bashku me të dëmtuarit R.G. dhe B.S., nga drejtimi i lagjes “Arbëria” në drejtim të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas prokurorisë, pas tyre kishin shkuar me motoçikletë-skuter i pandehuri Ibrahimi dhe i pandehuri Egzon Matoshi, të cilin e kishte drejtuar Ibrahimi, ndërsa prapa tij ka qenë ulur i pandehuri Egzon Matoshi.
Aty thuhet se kur janë afruar përafërsisht 10 metra, i pandehuri Eduard Ibrahimi e ka ulur shpejtësinë e lëvizjes dhe ka zbritur nga motoçikleta, të cilën e ka mbajtur i pandehuri Egzon dhe pastaj menjëherë i pandehuri Eduard e kishte nxjerrë nga brezi pistoletën dhe kishte shtënë në drejtim të të ndjerit L.B, duke e qëlluar në kokë, e pastaj të dy kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në ato çaste dëshmitarët e lartcekur dhe kalimtarët e rastit ofrohen për t’i dhënë ndihmë L.B., por tani i ndjeri kishte pësuar dëmtime të rënda dhe pas disa minutave është dërguar për ndihmë mjekësore, ku edhe përkundër ndihmës mjekësore të ofruar nga mjekët në QKUK, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas prokurorisë, pranë vendit të ngjarjes ishte gjetur një armë zjarri pistoletë e gazit “Ekol Special”, me mbushje të barotit, si dhe një gëzhojë e kalibrit 7.65x17mm që është shkrepur nga kjo pistoletë, si dhe një gëzhojë e shkrepur nga pistoleta e të pandehurit.
Për këto veprime, prokuroria Eduard Ibrahimin e ngarkonte me veprën penale “vrasja e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të akuzuarin Egzon Matoshi, me veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Për të njëjtën vepër penale, akuzohej edhe Përparim Ibrahimi, i cili thuhet se i ka dhënë ndihmë të pandehurit Eduard Ibrahimi, duke i fshehur mjetet, provat e kryerjes së veprës penale. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që pasi i pandehuri Eduard Ibrahimi e ka kryer veprën penale të përshkruar si në pikën e parë të aktakuzës, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar tek i pandehuri Përparim Ibrahimi dhe të njëjtit ia ka dhënë armën e zjarrit pistoletë, me mbishkrim “Zragy” të njëjtën i pandehuri Përparim e ka fshehur tek shtëpia e tij, ku më 13 mars 2020, arma e lartcekur është sekuestruar nga policia.
Tutje, ai akuzohej edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi sipas prokurorisë, nga 12 deri më 13 mars 2020 kur edhe i është sekuestruar arma nga policia, atë e ka mbajtur në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, me të cilën Eduard Ibrahimi e ka kryer veprën penale të përshkruar si në pikën e parë të aktakuzës.
Edhe i pandehuri Lirim Begolli, akuzohej se u ka dhënë ndihmë kryesve pas kryerjes së veprave penale, të pandehurit Eduard Ibrahimi dhe të pandehurit Egzon Matoshi. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që pasi dy të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë, i pandehuri Lirim Begolli ka shkuar me veturën e tij të tipit “Golf 3” te shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë, i ka marrë të pandehurit e lartcekur dhe i ka strehuar në shtëpinë e tij, në fshatin Tërnavë të Komunës së Podujevës, ku edhe janë arrestuar nga policia.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...