Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën ushtruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë të marrë më 15 maj 2017, për hedhjen e aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës Pal Lekaj dhe dy të akuzuarve tjerë Qazim Mehmeti dhe Nikollë Lleshi.
Të njëjtit ngarkoheshin me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ankesa e Prokurorisë Speciale e bërë më 26 maj 2017, pretendonte se në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë kishte shkelje të dispozitave esenciale të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal.
Lidhur me këtë ankesë, Prokuroria e Apelit në Prishtinë më 13 qershor 2017, ka propozuar që e njëjta të aprovohet si e bazuar, dhe çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje dhe procedim në shqyrtim gjyqësor.
Mirëpo, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesë, Gjykata e Apelit e refuzon ankesën ë lartpërmendur si të pabazuar.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se Gjykata Themelore në Gjakovë ka vepruar drejtë kur e ka hedhur aktakuzën në fjalë, për faktin se nga të gjitha arsyet e cekura nga prokuroria, gjykata nuk ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkoheshin. Tutje, sipas vendimit të Apelit nuk ekzistojnë as shkelje procedurale.
Ndryshe, sipas aktakuzës së PSRK-së, Pal Lekaj në kohën sa ishte kryetar në komunën e Gjakovës, në bashkëkryerje me Qazim Mehmetin, ish-drejtor për Buxhet dhe Financa dhe Nikollë Lleshin, ish-menaxher i prokurimit, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo dikë tjetër çfarë do lloj dobie pasurore, duke i shkaktuar dëm komunës së Gjakovës dhe banorëve të saj.
Tre të lartpërmendurit akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Kosovës./Betimipërdrejtësi
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...