Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin më burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit.
Apeli ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë ndaj të akuzuarit Naser Pajazitit, vendim ky që ishte shqiptuar Gjykata Themelore e Pejës në mars të këtij viti.
“Gjykata e Apelit, ia ka vërtetuar dënimin më burgim të përjetshëm të akuzuarit N.P. i cili u shpall fajtor muaj më parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4. e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, bën të ditur kjo gjykatë përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate , Apeli gjeti se ankesa e të akuzuarit për vrasjen e D.P., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 23.04.209, është e pa bazuar në ligj.
“Kolegji profesional i kësaj gjykate, vlerësoj se aktgjykimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka shkelje të ligjit penal”, thuhet në njoftim.
Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit konstatoj se meqenëse në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë rrethana posaçërisht renduese, ashtu sikurse ka vlerësuar edhe gjykata e shkalles se parë, dënimi me burgim të përjetshëm është në harmoni më rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarit, dhe më këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit, sikur parasheh neni 44 i KPRK-së. /Arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...