Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ushtruar kundër aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për ish-kryeshefin ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha. Me këtë rast, është vërtetuar vendimi i marrë më 4 nëntor 2016, sipas të cilit Haxha ishte liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Haxhës, me arsyetimin se nuk ishin gjetur prova që vërtetonin se i njëjti e ka kryer veprën penale me të cilën e ngarkonte aktakuza e ngritur në nëntor të vitit 2014.
Megjithatë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte kërkuar anulimin e këtij aktgjykimi me arsyetimin se ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike. Mbi këto baza, kjo prokurori ka propozuar që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet për të gjitha bazat e ankesës dhe lënda të kthehet në rigjykim.
Përgjigje në ankesën e prokurorisë kishte paraqitur mbrojtësi i të akuzuarit Haxha, avokati Ramë Gashi. I njëjti ka propozuar që ankesa e lartpërmendur të refuzohet si e pabazuar dhe të vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Tutje, Prokuroria e Apelit, më 11 janar 2017 përmes një shkrese propozoi që të aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe çështja të kthehet në rigjykim.
Gjykata e Apelit, pas mbajtjes së seancës të kolegjit më 22 maj të këtij viti, erdhi në përfundim se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila pretendonte për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është e pabazuar.
Ndryshe, Shyqyri Haxha akuzohej se gjatë viteve 2009-2011, duke qenë në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së ka zbatuar Rezolutën e Bordit të Drejtorëve të PTK-së, përkatësisht ka mbuluar shpenzimet e qirasë për stafin e PTK-së që jetojnë jashtë Kosovës. Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë si dhe të ngarkesave tjera, të cilat kanë një vlerë prej 2000 euro për çdo muaj, e që në total arrinin shumën prej 53.000 eurove./Betimipërdrejtësi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...