Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor, me gjyqtarin e EULEX-it që kryesonte nxori aktgjykimin me datë 22 qershor 2017 në rastin Xhemshit Krasniqi – PAKR 648/16, raportoj “Arbresh.info”.
Ankesa sipas njoftimit të gjykatës kishin paraqitur avokati mbrojtës dhe PSRK-ja.
“Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër personave individualë në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Aktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar kundër të pandehurit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht me gjobë prej 1.500 euro (njëmijë e pesëqind), ndryshohet me 7 (shtatë) vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove(njëmijë e dyqind)./Arbresh.info
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...