Ish-prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Vahide Badivuku do t’i rikthehet burgut të Lipjanit. “Arbresh.info” ka mësuar se Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 3 vjet burg efektiv.
Ish-prokurorja Badivuku ishte liruar me 15 maj nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, pasi Gjykata Supreme e Kosovës kishte aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për të dënuarën dhe kishte anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.
Supremja çështjen e kishte kthyer në rigjykim në Gjykatën e Apelit, e cila tashmë ka vendosur për të dytën herë për këtë rast.
“Arbresh.info”, po ashtu mëson se dy të dënuarve tjerë të këtij rasti, Isak Smakolli dhe Idriq Kelmendi gjykata ua ka zbutur dënimin.
Ndryshe, ish-prokurorja e krimeve të rënda, Vahide Badivuku ishte arrestuar në gusht të vitit 2015, dhe akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar.
Prokuroria e akuzonte Badivukun se kishte marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime. Sipas prokurorisë, prokurorja Badivuku kishte kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro, përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.
Gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, ku edhe ishte arrestuar në çantën e prokurores së krimeve të rënda ishte gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet.
Gjykata Themelore në Prishtinë, pati gjetur Badivukun fajtore për veprat penale për të cilat akuzohej, duke e dënuar atë me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrimit të profesionit për tri vjet. I akuzuari tjerë, Isak Smakolli ishte dënuar me 3.000 euro gjobë, si dhe Idriz Kelmendi, ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. / Arbresh.info/ Gita Lushi
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...