Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 12 shkurt 2018, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve Zarko Jankoviç dhe Dragica Markoviç.
Jankoviç po dyshohet për veprat penale “manipulim me prova” nga neni 397 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 374 paragrafi 1, i këtij kodi.Kurse, Markoviç dyshohet për veprën penale “manipulim me prova” nga neni 397 paragrafi 1 dhe 2 i të njëjtit ligj.
Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka gjetur se ankesa e prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë është e pabazuar, pasi që Gjykata Themelore, sipas saj, drejt ka vepruar kur ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve, ngase nuk ka ofruar prova bindëse, që do të arsyetonin pretendimin se pse është i nevojshëm paraburgimi në këtë fazë të procedurës.
Gjithashtu, Apeli vlerëson se në rastin konkret, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.Ndryshe, dy policët Zarko Jankoviç dhe Dragica Markoviç, dyshohet se kanë larguar një gëzhojë nga vendi i ngjarjes ku ishte vrarë Oliver Ivanoviq dhe të njëjtën nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera./BPD
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...