Google ADS

Apeli lë në fuqi aktakuzën në rastin “Afera e Hidrocentraleve”

14:45 | 18 Maj 2021
L G

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj të akuzuarve në rastin “Afera e Hidrocentraleve”, në të cilin janë të përfshirë katër ish-ministra të Qeverisë “Thaçi 2”, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe të akuzuarve Fllanza Hoxha, Arben Gjuka.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve B. B., M. K.-L., N.R., D. G., F. H. dhe A. Gj. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar dhe çështje penale ndaj tyre, do të vazhdoj sipas rregullave të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Apelit, shkruan arbresh.info.

Të pandehurit në fjalë, sipas njoftimit të gjykatës po akuzohen nga ana e Prokurori Special për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK).

“Gjykata e Apelit po ashtu, e ka refuzuar edhe ankesën e Prokurorisë Speciale, për të akuzuarit tjerë në këtë rast: L.F., F.H., F. Ç., M. R., A. N., F.K., I. I., G. J., B. B., G. Sh., N. H., A. A. Procedura penale ndaj tyre është pushuar, për shkak të parashkrimit relativ te ndjekjes penale”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se gjykata e shkalles së parë, ka vendosur drejtë dhe ligjshëm, duke dhënë arsye të mjaftueshme, kur i ka trajtuar kërkesat e mbrojtësve, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme