Rasti i Enver Sekiraqës i akuzuar për nxitje në vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është kthyer në rigjykim.
Burime të Arbresh.info kanë bërë të ditur se kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit tashmë ka marrë vendimin që ky rast të kthehet në rigjykim.
Ky vendim sipas informatave të arbresh.info është marrë para se të bëhej ndryshimi i masës së sigurisë ndaj tij nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Ditë më parë Sekiraqa ishte liruar nga paraburgimi. Ai ishte liruar pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur që masa e sigurisë nga paraburgimi t’i shndërrohet në arrest shtëpiak.
Mirëpo, Sekiraqa kishte thyer masën e arrestit shtëpiak duke u takuar me persona jashtë familjes, gjë të cilën e kishte të ndaluar nga gjykata dhe pas kësaj shkelje, masa e arrestit shtëpiak iu kthye sërish në paraburgim.
Ndryshe, Enver Sekiraqa ishte shpallur fajtor dhe ishte i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në maj të vitit 2016 më 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza më 30 gusht 2007 .
Ai është akuzuar për tri vepra penale, derisa akuza kryesore është për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës.
Prokurori Andrew Carney e ka akuzuar Enver Sekiraqën për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-s në Prishtinë.
Sekiraqa akuzohej se kishte nxitur Arben Berishën për të kryer vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.
Për vrasjen e Rizës është i dënuar Arben Berisha me 30 vjet burgim, si dhe dy persona tjerë.
Pas një kohe të gjatë në arrati, Sekiraqa ishte dorëzuar në vitin 2012. Pas dorëzimit ai kishte vuajtur një dënim për një incident me policët të cilët tashmë janë në burg dhe të akuzuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë. /Arbresh.info/Gita Lushi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...