Apeli konfirmon, seanca ndaj Ramadan Mujës mbahet këtë muaj

14:15 | 4 Maj 2017
L G

Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën e kolegjit në rastin e  kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Mujës dhe 5 personave të tjerë,  të akuzuar  për veprën penale “ Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zyra për media e kësaj gjykate përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimit, seanca do të mbahet  me 17 maj 2017, në ora 10:00, në objektin B të Pallatit të Drejtësisë. Kolegji  përbehet nga dy gjyqtarë vendor dhe një gjyqtar ndërkombëtar i Eulex-it.

Ndërsa, palët do të njoftohen në mënyrë te rregullt përmes shërbimit të gjykatës.

Ndryshe, “Arbresh.info” sot gjatë ditës ka njoftuar se seanca ndaj kreut të Prizrenit është caktuar, dhe se e njëjta pritet të mbahet ka mesi i këtij muaji./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme