Google ADS

Apeli ka 12 mijë lëndë në proces, i nevojiten 3 vjet për t’i përfunduar (VIDEO)

10:59 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka thënë se në një konferencë për media se kjo gjykatë ka rreth 12 mijë lëndë që janë në proces të shqyrtimit.

Sipas tij, me stafin që ka Apeli, nevojiten tri vjet për tu përfunduar të gjitha këto lëndë, shkruan arbresh.info.

“Rreth 12 mijë lëndë janë në proces. Ne kemi vlerësuar që me këtë staf të gjyqtarëve që kemi duhet tri vjet për tu përfunduar të gjitha këto lëndë. Vlen të theksohet se nëse i krahasojmë këto shifra me periudhën e njëjtë raportuese të vitit të kaluar del se Gjykata e Apelit, me numër të njëjtë të gjyqtarëve ka zgjidhur 332 lëndë më shumë. Po ashtu këtë vit kemi pranuar 392 lëndë më shumë”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se derisa në tërë rajonin, secili gjyqtar ka një bashkëpunëtor profesional dhe një zyrtar ligjor, në Gjykatën e Apelit janë 37 gjyqtarë dhe 8 bashkëpunëtorë profesional ndërkohë që edhe 5 janë në procedurë të rekrutimit.

“Stafi administrativ është staf mbështetës që i ndihmon shumë gjyqtarit, në tërë rajonin një gjyqtar e ka një bashkëpunëtorë profesional dhe një zyrtar ligjor. Ne i kemi 37 gjyqtarë, 8 bashkëpunëtorë profesional, në procedurë të rekrutimit janë edhe 5 bashkëpunëtorë. Është shumë i nevojshëm stafi mbështetës në punën e gjyqtarit”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me kthimin në rigjykim të lëndëve për disa herë me radhë, Shala ka thënë se ndodh që të kthehen ato lëndë në rastet kur është e domosdoshme.

“Rastet kur ne i kthejmë në rigjykim një rast ne e shohim të domosdoshme që ajo të ndodh por rrallë herë ndodh që të kthehet për herë të tretë në rigjykim”, është shprehur Shala.

Sipas raportit, Gjykata e Apelit e Kosovës që nga fillimi i vitit e deri më tani ka pasur në punë 17 mijë e 999 lëndë. Prej tyre, 11 mijë e 266 lëndë janë trashëguar nga vitet e kaluara, ndërsa 6 mijë e 733 kanë ardhur gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1470574779674276/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme