Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin prej 23 vjetësh burgim, për të akuzuarin J.J., i shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179.1. i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Siç njofton kjo gjykatë përmes një njoftimi për media, në këtë mënyrë kolegji penal i kësaj gjykate, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatit mbrojtës dhe prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 18.11.2016.
“Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e prokurorisë për dënim më të ashpër ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.
I akuzuari J.J. me 22.04.2014 në një apartament në Mitrovicë, e kishte privuar nga jeta tanimë të ndjerën I.V. më te cilën kishte qenë i fejuar, duke i shkaktuar 76 plagë me thikë, me ç ‘rast viktima ka përjetuar dhembje të tej zgjatura që tejkalojnë dhembjet e zakonshme, me çka ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e kryer në mizori.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...