Apeli i Speciales ua refuzon 20 personave statusin e viktimave

21:27 | 1 Maj 2023
E.H

Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuara ua ka refuzuar statusin e viktimave 20 personave që ishin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të sotshëm nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit së specializuar të Kosovës.

“Të mërkurën, më 26 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e 20 viktimave kundër vendimit të Panelit të Gjykatës Themelore me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë në çështjen Thaçi dhe të tjerët”, shkruan në njoftim.

Ndërkohë, gjatë ditës është raportuar se Rexhep Selimi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë, ka kërkuar që avokati i tij, David Young, të tërhiqet nga ekipi i tij dhe të përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes.

Por, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Shqipe Mehmeti Selimi, ka thënë se avokati Young mbetet akoma pjesë e ekipit mbrojtës të Selimit dhe se ai është zëvendësuar për arsye shëndetësore për një periudhë të pacaktuar.

Më tej, Selimi ka thënë se ekipi mbrojtës vazhdon punën si gjithmonë me intensitet dhe familja është e kënaqur me punën e avokatëve/rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme