Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar me anë të një komunikate në lidhje me dështimin e seancës e sotme ku ishte paraparë që të ratifikohet marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Edhe një herë u dëshmua mungesa e seriozitetit dhe përkushtimit të partive politike për të arritur konsensus politik që i shërben interesit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Mungesa e këtij konsensusi politik tash e gati tri vite, jo vetëm që ka lënë qytetarët e Kosovës të izoluar dhe pa mundësi lëvizjeje të lirë, por njëkohësisht ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve të vendit.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se çështja e demarkacionit është shteruar si temë, dhe tanimë është koha e fundit për të ndërmarrë hapa konkret në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Andaj, KDI apelon ndaj të gjitha partive politike parlamentare për arritjen e një konsensusi të përgjithshëm dhe zgjidhjen e kësaj nyje që po mbanë peng qytetarët e Republikës së Kosovës.
Vota pro demarkacionit është votë pro lëvizjes së lirë dhe rrugëtimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt BE-së, sidomos tani kur sipas ‘Transparency International’ vendi ynë ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe renditet më mirë sesa shumë vende të tjera që tashmë gëzojnë liberalizmin e vizave. KDI u bënë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të tregojnë vendosmëri dhe përkushtim më të madh për të mbyllur çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. KDI konsideron që Republika e Kosovës ka në dispozicion mekanizma ligjor për të ri-negociuar me Malin e Zi për ndonjë përmirësim eventual të marrëveshjes, nëse konsiderohet që veçse janë bërë gabime në këtë drejtim. Prandaj, çdo vonesë e mëtutjeshme për ratifikimin e demarkacionit do të ndikoj në izolimin e qytetarëve, dhe njëkohësisht do të shpërfaqë paaftësinë e skenës politike kosovare për të marrë vendime të mëdha.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...