Apeli e len të lirë Trim Gashin e VV-së

14:57 | 5 Maj 2017
L G

 

Gjykata e Apelit ka aprovuar vendimin e Gjykatës Themelore të 6 prillit, me të cilin  vendim i akuzuari  për “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë “dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”, Trim Gashi ishte liruar nga të dyja veprat penale, transmeton “Arbresh.info’.

“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 06.04.2016, sipas të cilit i akuzuari T.G. është liruar nga akuza për veprat penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë”, nga neni 128 lidhur me nenin 28  dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare” nga neni  409 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të këtij kodi”, thuhet në njoftimin e Gjyaktës së Apelit.

Sipas këtij njoftimit, Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk është shkelur ligji penal./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme