Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e tij, lidhur me akuzën për konflikt të interesit.
Elezaj thotë se edhe pse ende nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, ai e ka kuptuar se kjo gjykata e ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin gjykata e shkallës së parë kishte shpallur fajtor për vepër penale.
“Duke besuar në sistemin tonë të drejtësisë, në sigurinë juridike që ofron legjislacioni jonë dhe parimet bazë të sistemit të pavarur të drejtësisë, kemi ushtruar mjetet tona ligjore. Si rrjedhojë, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e avokatit tim, z. Kujtim Kërveshi nga shoqëria e Avokatisë “Kerveshi & Partners”, dhe rastin e ka kthyer në rigjykim. Unë shpresoj shumë se Gjykata e Apelit e ka udhëzuar Gjykatën Themelore në atë formë që procesi gjyqësor të bazohet në prova dhe në ligjin e aplikueshëm, gjë e cila në gjykim pranë Gjykatës Themelore në Pejë nuk ka ndodhur”, ka thënë Elezaj./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?