Gjykata e Apelit të Kosovës ka ashpërsuar dënimin ndaj të dyshuarin për vrasje të dyfishtë, Pjetër Ndrecaj nga 24 vjet sa kishte shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë në 30 vjet burgim.
Ndrecaj akuzohet se ka vrarë ish-gruan Valbona Marku-Ndrecaj dhe vajzën e tij 9 vjeçare.
Gjykata Themelore e Gjakovës kishte dënuar me 24 vite e gjashtë muaj Ndrecajn, shkruan arbresh.info
Ndërsa sot Gjykata e Apelit të Kosovës ka marrë vendim për të ashpërsuar dënimin e tij duke ja shtuar atë edhe për 6 vite, më saktësisht 30 vite burgim.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, deri te ngritja e dënimit erdhi, pasi që trupi gjykues i Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Të akuzuarit P.N. i ashpërsohet dënimi me burgim
Prishtinë, më 12.02.2021 – Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit P.N. Kështu nga 24 vjet e 6 muaj sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli të akuzuarin për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1, nën par.11 të Kodit Penal të Kosovës (KPRK), e ka dënuar më 30 vjet burgim.
Deri të ngritja e dënimit erdhi, pasi që Gjykata e Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Pastaj se nuk i ka marr për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se i pandehuri edhe më parë është sjellë në mënyrë të dhunshme me bashkëshorten, tani të ndjerën V.N., se veprën penale e ka kryer në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, se ka privuar nga jeta edhe vajzën e tij si dhe një mori rrethanash tjera. Gjykata e Apelit, në këtë rast ka zbatuar dispozitën e nenit 42 të KPRK-së, sipas të cilave parashihet që për veprat penale për të cilat është paraparë dënim jo më pak se 10 vjet, apo dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptoj denim me burgim deri në 35 vjet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?