Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në veri u ka bërë apel qytetarëve të veriut që ta ndihmojnë Policinë për t’i zbuluar autorët e djegieve të veturave dhe të sulmeve me bomba, pas rastit të sulmit me bomba mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok dhe të hedhjes në erë me eksplozivë të veturës së një qytetari goran në veri të Mitrovicës, të mërkurën, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Fenomeni i djegies së veturave të qytetarëve serbë, shqiptarë e goranë në veri të Mitrovicës ka vazhduar edhe të mekurën.
Autorët e këtyre veprave kriminale, sipas të dhënave të Policisë, në të shumtën e rasteve përdorin lloje të ndryshme të eksplozivit dhe bomba dore për t’i shkatërruar veturat dhe për t’i sulmuar shtëpitë e qytetarëve në veri të Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.
Një automjet “Audi” me targa KM 991 CA, pronë e Albert Alijas, qytetar i komunitetit goran, është djegur qëllimshëm me molotovë, të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit, në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës. Dyshohet se ngjarja ndërlidhet me “reket”, por deri tani nuk dihen motivet dhe autorët e këtij incidenti, ndërsa pronari i automjetit mban një qebaptore në veri.
Rastin e ka konfirmuar kapiteni Besim Hoti, zëvendëskomandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...