Apel për ndihmë, Florent Hoxhës i duhen rreth 250 mijë euro për shërim jashtë vendit

15:04 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Njëzet vjeçari, Florent Hoxha, student i mjekësisë nga fshati Krajkovë-Gllogovc është diagnostifikuar me Leukemi Akute dhe për shkak të natyrës së sëmundjes, ai duhet të dërgohet jashtë vendit për shërim.

Shërimi i tij jashtë vendit kushton shumë prandaj familjarët nuk mund të përballojnë këtë shumë të vetëm.

Behar Hoxha një familjarë i tij ka thënë për arbresh.info se shërimi i tij kërkon një shumë prej 200 mijë deri 250 mijë euro.

“Shumë kushton 200 deri në 250 mijë euro, sonte e dimë saktësisht sa bëhet, prej ministrisë kemi marr 30 mijë euro ma shumë jo”, ka thënë Hoxha.

Për t’i ndihmuar Florentit më poshtë i gjeni detajet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme