KEDS-i njofton se të gjithë konsumatorëve të vet, pa dallim, ua shpërndan njehsorët elektrikë falas me rastin e lidhjeve të reja. Asnjë konsumator nuk ka nevojë ta blejë atë, as ta montojë atë.
Instalimi i njehsorëve bëhet nga ekipet e specializuara të KEDS-it. Prandaj, KEDS apelon që t’i shmangni individët joprofesionalë dhe pa specializime përkatëse në vendosjen e tyre.
Me Ligjin për Furnizim me Energji Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në këtë rast KEDS-i, është pronar dhe përgjegjës i aseteve deri te pika përfundimtare matëse.
Prandaj, që të mos krijohen shpenzime të dyfishta, të gjithë konsumatorët që e kanë përfunduar ndonjë objekt banimi, apo kanë filluar ndonjë aktivitet apo biznes, ku nevojitet lidhje e re, përveç atyre që kanë fuqi instaluese mbi 15 kW, të bëjnë kërkesë në KEDS për orë.
Kompania në kohën më të shkurtër të mundshme do t’i pajisë ata me njehsorë, të cilët janë pajtim të plotë me ligjet e shteti i Kosovës dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta ndërkombëtare.
KEDS-i në vazhdimësi ka bërë ngritjen e cilësisë së shërbimeve përmes investimeve të vazhdueshme në rrjet që nga nisja e operimeve, pesë vjet më parë.
Nga këto shërbime kanë përfituar direkt dhjetëra mijë konsumatorë anekënd vendit.
KEDS-i është duke i vazhduar investimet, madje edhe më fuqishëm, në mënyrë që rrjeti të ofrojë shërbime sa më kualitative dhe sa më të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi