Një komandant i lartë i NATO-s tha të martën se aleanca pajisi forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë me armë të “fuqisë luftarake” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçait ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.
Admirali Stuart B. Munsch i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Itali tha se një batalion prej rreth 200 trupash nga Mbretëria e Bashkuar dhe 100 të tjerë nga Rumania “po sjell armatim më të rëndë në mënyrë që të ketë fuqi luftarake për” Kosovën e udhëhequr nga NATO, shkruan AP, përcjell Arbresh.info.
Ndryshe, KFOR-I ka rritur numrin e trupave ushtarakë pas ngjarjes së 24 shtatorit.
Kur jemi te zhvillimeve të reja në KFOR, kujtojmë që të martën Komandanti i Komandës , italiani Angel Michel Ristuccia ia ka dorëzuar detyrën komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit Özkan Ulutas.
Në këtë ceremoni të prani-dorezimit të detyrës së komandës së KFOR-it, po merr pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ambasadorë të vendeve të perëndimit të akredituar në Kosovë, ushtarak të vendeve të ndryshme që shërbejnë në vendin tonë, klerikë fetarë dhe personalitete të tjera.
Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...