Tenderi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për furnizim me produkte agro-ushqimore për nevojat e rezervave shtetërore është anuluar.
Në njoftim bëhet e ditur se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është sepse ofertuesit e kishin tejkaluar buxhetin e planifikuar të kësaj ministrie.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulim të aktivitetit.
Vlera e tenderit në fjalë kap shumën e 227 mijë e 500 eurove.
Ndërkaq, oferta e këtij tenderi ishte përgatitur për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.
Detajet tjera në lidhje me anulimin e këtij tenderi mund t’i gjeni këtu./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?