Dështon për herë të dytë konkursi për drejtor të përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se konkursi është anuluar javën e kaluar në mungesë të kandidatëve për këtë pozitë.
Në anën tjetër, kandidatët thonë se nuk janë njoftuar për këtë gjë.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka marrë vendim që konkursi për drejtor të përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore të anulohet dhe të bëhet rihapja e konkursit.
Këtë vendim ministri Yagcilar e ka marrë javën e kaluar në mungesë të kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për këtë pozitë. Lajmin për anulimin e konkursit për drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka bërë të ditur vetë ministri Yagcilar për gazetën “Zëri”.
Sipas tij, nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për këtë pozitë dhe për këtë do të ketë ripërtëritje të konkursit.
“Janë vetëm dy kandidatë që i plotësojnë kriteret për këtë pozitë. Duhet së paku pesë kandidatë të jenë në fillim, në fund mund të procedohen tre ose dy kandidatë, por për të filluar procedurat e në njëfarë mënyre të bëhet gara për t’i zgjedhur tre së paku duhet të jenë pesë kandidat që i plotësojnë kriteret”, ka thënë ministri Yagcilar.
Derisa nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për këtë pozitë, sipas tij, nuk mund të vazhdohet më tutje.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...