Anulohet mbledhja e komisionit ku do të diskutohej për faturimin energjisë elektrike të shpenzuar nga veriu

10:30 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Është anuluar mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, shkruan arbresh.info.

Në këtë mbledhje ishte i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari që të diskutojë në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.

Po ashtu në këtë komision pritej të  bëhej shqyrtimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit .

Mbledhja e këtij komisioni ishte paraparë që të mbahej edhe të martën por nuk u mbajt.

Majlinda Sinani-Lulaj nga zyra e avokatit të popullit, ka thënë për portalin arbresh.info se kjo shtyerje është bërë për shkak të seancës.

“Për shkak që ka pasur të mbahet seanca është shtyer takimi. Edhe herën e kaluar ka ndodhur e njëjta gjë. Është shtyer për të martën për shkak të agjendave të deputetëve”, kanë thënë nga kjo zyrë./arbresh.info

Të ngjashme