Është anuluar mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje ishte i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari që të diskutojë në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.
Po ashtu në këtë komision pritej të bëhej shqyrtimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit .
Mbledhja e këtij komisioni ishte paraparë që të mbahej edhe të martën por nuk u mbajt.
Majlinda Sinani-Lulaj nga zyra e avokatit të popullit, ka thënë për portalin arbresh.info se kjo shtyerje është bërë për shkak të seancës.
“Për shkak që ka pasur të mbahet seanca është shtyer takimi. Edhe herën e kaluar ka ndodhur e njëjta gjë. Është shtyer për të martën për shkak të agjendave të deputetëve”, kanë thënë nga kjo zyrë./arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...