Telekomi i Kosovës e ka anuluar konkursin e fundit për punësim që e kishte publikuar së fundmi.
Telekomi i Kosovës, që është buzë falimentimin dhe në krizë të madhe financiare, ditë më parë po kërkonte të punësonte 10 persona.
TK njofton se konkursi është anuluar.
“Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19. I falenderojrmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni ëeb faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Kompania publike kishte vendim të mëhershëm që të mos bëhet asnjë punësim i ri për shkak të gjedjes së rënduar të saj dhe mbipunësimit e keqpërdorimeve që ishin bërë./express
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...