Për të pestën herë radhazi Gjykata e Tenderëve i ka anuluar Komunës së Ferizajt tenderin që u bë udhë pa krye, atë të rregullimit të shtratit të lumit Bifurkacion dhe trotuaret pran lumit Nerodime- projekt ky tre vjeçar.
Anulimi i tenderit erdhi pas ankesës që ishte adresuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), me pretendimet se Autoritetin Kontraktues ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik( LPP).
Disa nga shkeljet që u pretenduan që nuk janë respektuar, janë, barazia në trajtim dhe jo diskriminim, Sigurimi i tenderit, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve.
Ndryshe, lidhur me këtë tender ditë më parë Ndërtimi.info ka marr edhe deklarata nga Organizata jo qeveritare “Avonet”, të cilët edhe po mbikëqyrin këtë tender. Përfaqësuesi i këtij rrejti në Ferizaj, pati thënë se komuna po favorizon kompanitë të cilat janë drejtpërsëdrejti të lidhura me të.
Por këto deklarata i ka mohuar menaxheri i zyrës së Drejtorisë së Prokurimit Publik në këtë komunë, Femi Ibrahimi.
Ibrahimi për Ndërtimi.info ka thënë se meqë OSHP ka kërkuar edhe njëherë rivlerësim të lëndës të vetmen zgjidhje e patën të ja japin kompanisë “Mali Art”.
“OSHP-ja merr vendim që brenda pesë dite Autoriteti Kontraktues është i obliguar ta kthejë lëndën në Rivlerësim dhe ta vlerësoj lëndën. Tash nuk kemi ditë çka të bëjmë tjetër dhe ja kemi dhënë Mali Art, tash kemi fillu edhe njëherë”, deklaroi ditë më parë Ibrahimi.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...