Të gjitha seancat e parapara për këtë javë në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar për shkak të vdekjes së avokatit të Veselit, Andrew Strong.
Ky vendim, është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III pas kërkesës së avokatit mbrojtës të Veselit, Ben Emmerson, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pasi të konsultohem me kolegët e mi, do të bëjmë një kërkesë që të mos kemi seancë sot. Nuk mund t’i kërkoj ekipit tim të vazhdojë. Fillimisht, ma merrni parasysh kërkesën dhe unë do të respektoj gjitha kriteret që ka gjykata në këtë rast”, tha Emmerson.
Po ashtu, gjatë seancës u mbajt një minutë heshtje për avokatin e Veselit, Andrew Strong.
Ndryshe, trupi gjykues tha se do të bëjnë të pamundurën që të realizohet vizita e partneres së Andrew Strong me Kadri Veselin, kërkesë kjo që u parashtrua nga Emmerson.
Emmerson tha se me avokatin Strong ai dhe ekipi i tij nuk ishin vetëm kolegë por miq të ngushtë për 25 vjet.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të rifillojë pas pushimit dimëror.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
LEXO EDHE:
Andrew Strong ishte edhe avokati i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...